Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si po i ecën rehabilitimi Demi Lovato’s?

NULL NULL
28.10.2018 18:30

Nëna e Demi Lovato, Dianna De La Garza ka dhënë një përditësim për vajzën e saj tre muaj pas mbidozës së saj, transmeton Klan Kosova.

‘Po, janë bërë 90 ditë’, tha Dianna për Demin.

‘Dhe unë s’mund të jem më mirënjohëse ose më krenare për të sepse varësia është një sëmundje. Nuk është lehtë’.

Rreth asaj nëse ajo e dinte se Demi i ishte rikthyer konsumimit të drogave, Diana tha: ‘E dija se nuk ishte e kthjellët, por më lejoni të sqaroj. Nuk e dija se çfarë po bënte, sepse ajo nuk jetonte me mua. Ajo është 26-vjeçare. Kjo është e gjitha ajo që unë dija në atë kohë’.

Muajin e kaluar, nëna e Demit tregoi historinë e dhimbshme kur ajo mësoi se Demi kishte pësuar një mbidozë.

 

 

lajme të ngjashme