Si do të dukeshim me fytyrë tërësisht simetrike? NULL NULL 25.02.2016 09:40 25.02.2016 09:40 Është fakt i njohur që fytyrat e njerëzve nuk janë simetrike. Vetulla e djathtë e dikujt mund të jetë pak më e lartë se e majta, buzët e dikujt janë të shtrembër, dhe kështu me radhë. E keni menduar ndonjëherë se cila anë e fytyrës tuaj është më e bukur? Fotografët Julian Wolkenstein dhe Alex John Beck, vendosën që ta gjejnë përgjigjen njëherë e përgjithmonë,transmeton Klan Kosova. Ata krijuan portrete simetrike që tregojnë se si do të dukeshin njerëzit nëse thjesht i vendosej një pasqyrë në anën e djathe ose të majtë të fytyrës së tyre. Ne i kemi krahasuar imazhet finale dhe me të vërtetë jemi mahnitur nga rezultatet! Del se simetria nuk rezulton me bukurinë.