Shuhet klubi i futbollit kosovar, ish-kapiteni shprehet i revoltuar NULL NULL 03.09.2024 21:14 03.09.2024 21:14 Futbolli kosovar mbeti pa një skuadër. KF Opoja ka pushuar aktivitetet, pasi nuk mundi t’i përballonte shpenzimet financiare. Ish-kapiteni i këtij ekipi, Ditëlind Reshiti, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shprehur keqardhje për këtë realitet, teksa ka dhënë disa arsye që sipas tij e kanë krijuar një situatë të tillë, njofton Klankosova.tv. “Sot para 9 viteve kanë filluar punimet ne stadiumin e Dragashit. Këto punime mbaruan këtë vit. E pikërisht sot, në kohen kur stadiumi duhet te gëzohet nga futbollistët opojanë, lajmi sportiv i ditës është shuarja e klubit” ka shkruar Reshiti. “Ka gati një vit që unë nuk jam pjesë e klubit. Nga shtatori i vitit të kaluar, ‘talentat’ të cilët e moren ekipin e gatshem në Ligën e Dytë, më thanë se nuk na duhesh, ne e dimë si shkojnë këto punë, trajneri më tha ‘po përzihesh shumë, e disa shokë të ekipit, të cilëve si duket u kishte penguar prezenca ime, u gezuan”, vazhdon reagimin ish-kapiteni Megjithatë sipas Rashitit, fundi për askë nuk rezultoi i mirë. “Askujt s’i doli mirë. Unë fitova peshë se e lash futbollin, ‘talentat’ u futën në borxhe nga keqmenaxhimi, trajneri mbeti pa mbështetje, e shokët e ekipit mbetën pa lekë e pa ekip. Unë jam krenar se për kohën sa kam qenë pjesë e KF OPOJA, klubi kishte vetëm ditë të mira. KF OPOJA do të ekzistojë gjithmonë për mua”, përfundon shkrimin e tij futbollisti që dikur ishte pjesë e këtij klubi. Opoja edicionin e fundit nuk arriti të mbijetojë në Ligën e Dytë, kurse tani kur ka nisur kampionati i ri dhe kjo skuadër duhej t’i zhvillonte ndeshjet në Ligën e Tretë, aktiviteti i tyre ka pushuar.