Shtylla për protestën e Labinot Rexhës: Tregon sa shumë e dëshiron pjesëmarrjen në BBVK (VIDEO) NULL NULL 28.10.2025 11:37 28.10.2025 11:37 Gazetari nga Shqipëria, Redjon Shtylla, ka komentuar protestën që këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, po planifikon për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova. Ai tha në emisionin “Ora 7” se kjo tregon edhe një lloj strategjie të Rexhës për të tërhequr vëmendjen, por sipas tij njëkohësisht e sheh edhe si përulje. “E shoh si një lloj kërkese, si mëshirë, nuk e di… kaq shumë përulje një artist që ka vite në skenë dhe të kërkojë në këtë formë, okej, mund të jetë funny, por nga ana tjetër tregon realisht se ai e do me domosdoshmëri pjesëmarrjen në BBVK, që ka treguar një lloj arsyeje që ai do të shprehet për personat e tjerë”, tha Shtylla. Ndodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova