Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shteti kundër Borrellit: Arrestimet në veri, vetëm sipas ligjit (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 24.06.2023 20:36
xhelal sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thur lavde për policinë çdo herë që në pranga vënë ndonjë të dyshuar për trazira në veriun e Kosovës.

E kur të kundërtën e bëri Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, duke i cilësuar arrestimet veriore si të paligjshme, Sveçla nuk e la pa reaguar, raporton Klan Kosova.

Ai thotë se veprimet e Policisë së Kosovës janë komplet legjitime, e me këtë rast edhe ia dha një këshillë evropianit.

“Josep Borell të adresojë drejt agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe të luajë rolin e tij si ndërmjetës në dialog dhe që me deklarata të përgjithshme të parandalojë eskalimin e situatës dhe çfarëdo trimërimi të këtyre grupeve kriminale dhe terroriste”, deklaroi Sveçla.

Ministri shtoi se asnjë person që dyshohet se mund të këtë sulmuar KFOR-in, gazetarët apo policinë e Kosovës, nuk do të amnistohet nga përballja me drejtësinë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

lajme të ngjashme