Shtetases shqiptare i hyjnë hajnat në banesën në Fushë Kosovë, vjedhin stoli ari e bizhuteri NULL NULL 07.04.2026 08:53 07.04.2026 08:53 Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se hajnat kanë hyrë në banesën e saj në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor, në mesin e gjërave që janë vjedhur nga banesa, janë vjedhur bizhuteri e stoli ari. Pas raportimit, Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin. “Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 06.04.2026 – NN. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se në banesën e saj është kryer vjedhje. Sipas viktimës nga banesa i ishin vjedhur bizhuteri, stoli ari dhe një palë syza. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv