Shtëpia e Fishtës magazinë e misrit – turpi ynë kombëtar (FOTO) NULL NULL 19.10.2015 17:39 19.10.2015 17:39 Katër ditë para ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, në rrjetet sociale janë postuar disa foto të shtëpisë së tij të lindjes. Në vend që të ishte një shtëpi muze, gjendja e saj është e mjerueshme, sidomos në pjesën e brendshme. Dhomat e shtëpisë shërbejnë si magazina për kallamishtet e misrit. Përveç bustit të Fishtës që qëndron jashtë, kjo shtëpi s’ka asgjë tjetër që të të kujtojë se këtu ka lindur poeti dhe rilindasi i shquar shqiptar. Në një gjendje të keqe ishte edhe shtëpia e lindjes së vëllezërve Frashëri në Përmet. Pak kohë më parë në rrjetet sociale ishin postuar foto që tregonin gjendjen e saj. Ndërsa në shtëpinë e Fishtës magazinohet misër, në shtëpinë e vëllezërve Frashëri thahej kanabis sativa.