Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armëpushimit nga Irani NULL NULL 15.04.2026 20:32 15.04.2026 20:32 Sekretarja e shtypit e Donald Trump, Karoline Leavitt është pyetur në lidhje me zgjatjen e mundshme të marrëveshjes dyjavore të armëpushimit ShBA-Iran. “Pashë disa raportime – përsëri, raportime të këqija – këtë mëngjes se kishim kërkuar zyrtarisht një zgjatje të armëpushimit. Kjo nuk është e vërtetë”, thotë ajo. “Në këtë moment, ne mbetemi shumë të angazhuar në këto negociata, në këto bisedime. “Këtë javë dëgjuat nga nënkryetari [JD Vance] drejtpërdrejt dhe nga presidenti se këto biseda janë produktive dhe të vazhdueshme, dhe ja ku jemi tani.” Megjithatë, Leavitt shton se SHBA-ja “ndihen mirë në lidhje me perspektivat e një marrëveshjeje” me Iranin. E pyetur nga një gazetar nëse një raund i dytë i mundshëm bisedimesh me Iranin do të mbahej në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, ajo tha se negociatat “ka shumë të ngjarë të zhvillohen në të njëjtin vend siç ishin herën e fundit”. /Klankosova.tv