Shtatë palestinezë u vranë në një sulm ajror pranë Jeninit NULL NULL 07.01.2024 15:14 07.01.2024 15:14 Israeli Shtatë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit pranë Jeninit në Bregun Perëndimor. Izraeli konfirmoi se kishte kryer një sulm ajror, duke i quajtur këta persona “terroristë”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve ËAFA, ka thënë se katër nga të vrarët ishin vëllezër. Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, dhuna në Bregun Perëndimor ka qenë në rritje, ku të paktën 334 njerëz janë vrarë nga ushtarë, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.