Shqiptari kapet me 350 mijë euro drogë në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 08.11.2021 11:42 08.11.2021 11:42 Një qytetar i Shqipërisë është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me drogë me vlerë prej 350 mijë euro. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se qytetari i Shqipërisë është kapur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orovsnik të Komunës së Debarcit. “Është privuar nga liria 38-vjeçari M.P. nga Shqipëria”, njoftojnë mes tjerash nga MPB. Autoritete thonë se aksioni policor është rezultat i ndjekjes së aktiviteteve të disa shtetasve të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. “Gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga M.P., në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar 100 pako me marijuhanë, me peshë prej 100 kg, që arrin vlerën e 350.000 eurove”, thuhet në njoftimin e MPB-së./abcnews.al