Shqiptarët e Spartës në kërkim të lavdisë në Ligën e Kampionëve NULL NULL 06.08.2024 19:05 06.08.2024 19:05 Champions League, Ermal Krasniqi, Qazim Laci, Indrit Tuci Futbollistët shqiptarët të Sparta Pragës me bashkëlojtarë, kërkojnë sonte fitore në ndeshjen e parë ndaj Steauas së Bukureshtit, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci është treshja e shqipeve të kampionëve çekë, në rast se eliminojnë homologët rumunë, atëherë në PlayOff do ta kërkojnë biletën për Grupet e UEFA Champions League kundër fituesit të duelit Malmo – PAOK, raporton klankosova.tv Kalimi i Steauas do ta siguronte së paku fazën e grupeve në Europa Ligës, pasi ato të Konferencës tashmë veçse i kanë të garantuara. Reprezentuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, kaloi këtë verë në kryeqendrën çeke nga Cluj i Rumanisë, kurse Indrit Tuci iu bashkua Spartës në fundin e dhjetorit 2023. Nga ana tjetër, Qazim Laçi i cili shkëlqeu me Shqipërinë në Euro 2024, pjesë e Spartës është që nga viti 2022, njofton klankosova.tv Sparta Praha vs Steaua B fillon nga ora 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”.