Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shqiponjat e Kastriotit” – njihuni me gjashtëvjeçarin që fluturon dhe familjen e tij (VIDEO)

NULL NULL
08.04.2025 15:28

Episodi i radhës i emisionit “Krejt Kapak” me prezantues Milot Hasimja, solli sportin e paraglajdit.

E veçanta e këtij episodi ishte një gjashtëvjeçar me emrin Unik Shala.

Këtë sport, vogëlushi e kishte mësuar qysh në moshën katërvjeçare. Kështu tregoi para kamerës, babai i tij Fanol Shala, i cili llogaritet të jetë i pesti në botë në këtë sport.

“Ka filluar manovrimin në moshën 4 vjeçare, sa herë vjen me mua, shkon i pari. E ka me qejf, edhe aeroplanët. Ka qejf me fluturu me mua, por edhe vetëm”, tha Shala, njofton Klankosova.tv.

Pos tij, edhe Anisa 14 vjeçare dhe Arbër Shala 13, praktikojnë të njëjtin sport, të cilin e kishin mësuar shumë më parë.

Ndiqni emisionin për të parë paraglajdistët teksa lëshohen në Golesh – një nga pikat më të mira për ta praktikuar këtë sport e të cilin e shfaqën “Shqiponjat e Kastriotit”.

lajme të ngjashme