Shqipëria, vendi më i varfër i Evropës në 2024-ën, gjysma e popullsisë në mjerim NULL NULL 19.05.2025 16:20 19.05.2025 16:20 Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Evropës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri, rreth një milion persona jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit. Këto shifra tregojnë se pavarësisht rritjes së ekonomisë së Shqipërisë në tërësi, ulja e numrit të personave që vuajnë nga një prej formave të varfërisë, është ende e ulët. Ndër vendet me përqindjen më të lartë të nivelit të varfërisë, krahas Shqipërisë, ishin edhe Turqia e Rumania. Ndërsa Çekia, Holanda dhe Slovenia ishin vendet me përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie. Sipas Eurostat, në nivel familje konsiderohen vështirësi për: 1.) Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të kredive të marra; 2.) Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore, një javë larg nga shtëpia; 3.) 3.) Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja; 4.) Pamundësia për të përballuar një vakt me mish pule, peshk një herë në dy ditë; 5.) Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme; 6.) Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja. Nga të dhënat e Eurostat rezulton po ashtu se treguesit e varfërisë për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, Serbia ka 30% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6% të popullsisë në rrezik varfërie dhe Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie./A2Cnn