Shqipëria nën zjarre, në ndihmë do t’i dalin edhe dy helikopterë nga Italia e Kroacia NULL NULL 26.07.2025 17:18 26.07.2025 17:18 Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile “Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente”. “Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin”, deklaroi Vengu. I njëjti tha se gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia, për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore. /Klankosova.tv