Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria fitoi herën e fundit me fanellat e bardha, a do ta përcjellë ky fat edhe sonte?

NULL NULL
10.06.2025 16:04

Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria sonte luan kundër Letonisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë në këtë përballje zbresin në fushë me fanellat e bardha ‘AL’.

Herën e fundit, me të bardhat, Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, transmeton Klankosova.tv

Shpresojmë që ky fat ta përcjellë edhe sonte, si e vetmja alternativë për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Botëror.

Këtë ballafaqim mund ta ndiqni nga ora 20:45 në Klan Kosova dhe në kanalin Sport1 të platformës më të madhe në vend, Artmotion./Klankosova.tv

lajme të ngjashme