Shqipëri: Arrestohet njëri nga 50 më të kërkuarit nga policia, është i dënuar për vrasje të dyfishtë NULL NULL 04.06.2024 22:57 04.06.2024 22:57 Foto: Euronews.al Është arrestuar njëri nga 50 më të kërkuarit nga policia shqiptare. Personi i cili ra në pranga është Pjeter Pacani, ai është i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e dy personave, për shkak të një borxhi prej 100 mijë eurosh. Dënimi atij i ishte shqiptuar nga Gjykata e Tiranës, në vitin 2014, ndërsa vrasjen e kishte kryer në vitin 2011, në Laç. Biznesmeni 61-vjeçar, është i lindur dhe banor i fshatit Fushkuqe të Laçit, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv.