Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri, arrestohen sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe dy zyrtarë

NULL NULL
11.01.2023 21:26

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave në Shqipëri, Arlind Gjokutaj, është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bashkë me Gjokutajn, në pranga kanë rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori juridik i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj.

Arrestimet vijnë pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërkohë hetimet kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Bëhet fjalë për një veprim të kryer nga ana e tyre në shtator 2022 kur ata vendosën të kompensojnë një qytetar për një godinë që ishte kompensuar më herët.

Shuma prej 480 milionë lekësh të vjetra  që iu kalua shtetasit Ilir Thana vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit./euronewsalbania/

lajme të ngjashme