Shpronësimet e paligjshme në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri: Prokuroria Speciale i kap 7 persona NULL NULL 06.05.2026 16:09 06.05.2026 16:09 Shtatë persona janë arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale kundër shpronësimeve të paligjshme. Ky aksion po zhvillohet në tri lokacione: Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri. Tutje, PSRK-ja njofton se gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm. “V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”, thuhet në njoftimin e PSRK-së transmeton Klankosova.tv.