Shpikjet që ndryshuan botën e u bënë nga gratë NULL NULL 08.03.2016 11:52 08.03.2016 11:52 Në mesin e shumë zbulimeve që kanë ndryshuar botën, disa prej tyre ndër më të nevojshmet e më të famshme, i kanë zbuluar gratë. Duke u nisur nga loja më e famshme në botë, e deri të pija e preferuar e burrave, është mendja e një gruaje që qëndron prapa tyre. Loja “Monopoly” Është njëra ndër lojërat më të famshme të të gjitha kohërave, përgjegjëse për orë të tëra zbavitjeje në një familje. Shpikëse e lojës ishte Elizabeth Magie në vitin 1904, ndërsa emrin origjinal e kishte The Landlord Game. Shkallët anësore Shkallët anësore, që i ka pothuajse çdo ndërtesë në botë, janë zbulim i një gruaje të quajtur Anne Connelly në vitin 1887. Gomonet e shpëtimit Një ditë të vitit 1882, Maria Beasely kishte parë detin dhe kishte thënë: “Duket të ketë një mënyrë që t’i ndalë mbytjet e njerëzve në det”, e më pas, ajo shpiku gomonet e anijeve, gjë që e bëri shumë shumë të pasur. Shtëpia me ngrohje solare Fizikantja Maria Telkes së bashku me arkitekten Eleanor Raymond, e kishin ndërtuar në vitin 1947, shtëpinë e parë me nxemje solare. Shiringën medicionale Letitia Geer, në vitin 1899 e kishte shpikur shiringën e parë medicionale. Frigoriferi modern Florence Parpart, ishte gruaja që në vitin 1914 e kishte shpikur frigoriferin elektrik. Parpart po ashtu mbanë patentën për shpikjen e makinës që pastron rrugët. Algoritmin kompjuterik Ada Lovelace, e bija e shkrimtarit të famshëm Lord Byron, ishte inkurajuar nga nëna e saj shkencëtare, që në një moshë të re që të bëhej kampione matematike. Lovelace ka punuar me matematicientin Charles Babbage në Universitetin e Londrës në planet e tija për krijimin e një “makinerie analitike”, në të cilën më pas është bazuar shpikja e kompjuterit, si program me algoritme matematike që u zbuluan nga Lovelace. Makina për larjen e enëve Makina për larjen e enëve, është zbuluar nga Josephine Cochrane në vitin 1887. Ajo e kishte shitur shpikjen e saj për pronarët e hoteleve, e njihet si grua skandaloze për kohën e saj, pasi që shkonte në mbledhje pa burrin, vëllanë apo babain. Ajo kishte hapur edhe një fabrikë të sajën. Jeleku anti-plumb Veshjen që mbron jetë e ka zbuluar po ashtu një grua. Kimistja Stephanie Kwolek, e ka zbuluar jelekun anti-pumb. Shpikja e Kwolek është pesë herë më e fuqishme se hekuri. Birra Historiania Jane Peyton, thotë se birra është një pije për gratë. Sipas të gjeturave të saj, gratë nga Mesopotamia ishin të parat që e përpunuan birrën, që e shitën e e përdorën.