Shpërthen zjarr në një banesë në Pogradec, vdes një 52-vjeçare NULL NULL 28.07.2025 07:51 28.07.2025 07:51 Foto nga Euronews Albania Një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi në Pogradec. Sipas policisë, në banesën ku po jetonte viktima, ka rënë zjarr mëngjesin e sotëm, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.