Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthen një bombë pranë ministrisë së punës në Athinë

NULL NULL
03.02.2024 08:55
bomba athine ministri
Pamje nga vendi i ngjarjes para shpërthimit në Athinë, 3 shkurt, 2024. Foto: Kathimerini

Një bombë ka shpërthyer jashtë ndërtesës së ministrisë greke të punës në Athinën qendrore të shtunën në mëngjes, por nuk ka të lënduar, ka thënë policia greke.

Një gazetë greke ka pranuar një telefonatë se një bombë është vendosur në ministrinë në fjalë, e cila më pas e ka njoftuar policinë e cila e kishte rrethuar zonën para se të ndodhte shpërthimi i cili shkaktoi dëme në ndërtesë dhe theu xhama, tha policia, raporton “Reuters”, transmeton Klankosova.tv.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga njësiti anti-terrorizëm.

Shpërthimi, sipas mediave greke, ka ndodhur saktësisht në orën 01.29 të së shtunës.

Siç raporton “eKathimerini”, dyzet minuta para shpërthimit, një person i panjohur, i cili pretendonte se përfaqësonte “Vetëmbrojtjen e Klasës Revolucionare”, një organizatë e panjohur më parë, bëri një telefonatë paralajmëruese në gazetën “Efimerida ton Syntakton”, duke thënë se një mjet shpërthyes ishte vendosur pranë ministrisë.

Mësohet se një telefonatë e dytë ishte bërë për të thënë se mjeti shpërthyes ishte jashtë një banke në Sheshin Korai, që gjendet përballë ministrisë.

Transmetuesi publik grek ERT tha se mjeti shpërthyes ka qenë i vendosur në një çantë, e cila ishte vendosur në parmakët para bankës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme