Shpërthen në flakë një kamion në autostradën e Stuttgartit, rrezikoi pyllin dhe automjetet NULL NULL 20.07.2025 23:01 20.07.2025 23:01 Mesnatën e së dieles, një kamion ka shpërthyer në flakë në autostradën A8 pranë Stuttgartit. Sipas mediave lokale gjermane, nga zjarrfikësit, alarmi ka rënë rreth orës 3:30, kur janë marrë disa thirrje urgjente për zjarrin, transmeton klankosova.tv. Kamioni ndodhej afër Kreuz Stuttgart, duke u drejtuar për në Karlsruhe, dhe ishte i rrethuar nga flakët. Zjarrfikësit kanë arritur shpejt dhe kanë parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Disa pjesë të shiritit të gjelbër ishin në flakë, ndërsa një pyll i afërt dhe një makinë e parkuar gjithashtu ishin në rrezik.