Shpërthen atmosfera në shesh, tifozët s’i ndalin këngët e brohoritjet (VIDEO) NULL NULL 31.03.2026 17:35 31.03.2026 17:35 Pjesët qendrore të Prishtinës, tashmë janë mbushur me qytetarë dhe tifozë të shumtë. Në edicionin special të Klan Kosovës, gazetarja Diellëza Berisha, ka sjell momentet kulmore nga festa e madhe në kryeqendrën e Kosovës. Në një lidhje të drejtpërdrejt, ajo ka sjell pamje nga atmosfera, teksa shihen qytetarë dhe tifozë që mbajnë në duar flamuj e pankarta me mbishkrime të ndryshme, pak orë para ndeshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës. Tifozë nga Kosova dhe Turqia qëndrojnë bashkë në shumë hapësira në sheshet e kryeqytetit, derisa për asnjë moment nuk i ndalin këngët, thirrjet dhe brohoritjet e tyre. Atmosfera është e jashtëzakonshme, kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në nisjen e ndeshjes historike. /Klankosova.tv