Shpallet në kërkim një person për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve NULL NULL 12.06.2026 11:26 12.06.2026 11:26 Policia e kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka njoftur se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi. Sipas policisë, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thotë PK./Klankosova.tv