Shoqërohet në Polici pasi në adresë të tij u dërgua marihuanë dhe ekstazi NULL NULL 16.09.2023 08:46 16.09.2023 08:46 Të premten rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë, një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që në adresë të tij ishte dërguar një pako në të cilën kishte 97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 197 tableta substancë narkotike e llojit ekstazi. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Klan Kosova. “Fushë Kosovë. 15.09.2023 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në adresë të tij ishte dërguar një pako në të cilën kishte 97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 197 tableta substancë narkotike e llojit ekstazi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.