Shok-bomba, kartela grafike, krejt çka u gjet gjatë aksionit të sotëm në veri (FOTO) NULL NULL 07.08.2023 14:49 07.08.2023 14:49 Policia sot gjatë ditës e ka kontrolluar një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Veton Elshani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut. Sipas Elshanit, banesa është shfrytëzuar nga serbi S.M., aty janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë dhe tetë shok bomba të modifikuara. Personi i dyshuar nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. Klan Kosova ka siguruar fotografi nga ky rast.