Shkrepi aparatin në momentin e sulmit nga luanët NULL NULL 06.06.2015 16:01 06.06.2015 16:01 Të hënën ka vdekur një turiste pas një sulmi nga luanët, në një park në Afrikën Jugore, transmeton Klan Kosova. Katherine Chappell, nuk i kishte kushtuar vëmendje paralajmërimeve për ta mbajt të mbyllur dritaren e veturës, e si pasojë luanët e patën më të lehtë ta sulmonin. Në të njëjtën kohë në park ishte edhe Ben Govender, i cili ishte prapa veturës së 29 vjeçares, i cili e ka fotografur momentin kur luanët afrohen te vetura e saj. Në foto shihet se si kafsha afrohet në dritares e veturës, e i vë putrat në dritare . Ben u shpreh se ajo se pamja që pa në park, do e përndjek gjatë tërë jetës. Katherine, kishte vdekur brenda shumë pak sekondave pas sulmit nga luanët.