Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 43 mijë numri i ushtarëve të vrarë në Ukrainë

NULL NULL
08.12.2024 19:47
Foto nga Reuters
Foto nga Reuters

Rreth 43 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

Në një postim në mediat sociale, presidenti ukrainas tha se ishin raportuar rreth 370 mijë të lënduar, megjithëse kjo shifër përfshin ushtarë që ishin lënduar më shumë se një herë dhe disa nga lëndimet u tha se ishin të lehta, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai pohoi gjithashtu se 198 mijë ushtarë rusë ishin vrarë dhe 550 mijë të tjerë ishin plagosur.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë shifrat e asnjërës palë.

lajme të ngjashme