Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkollat e Suharekës mbajtën mësim edhe në ditë feste (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 11.04.2023 20:27

Me vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, nxënësit e kësaj komune kanë mbajtur mësim të martën, në ditën që është festë zyrtare.

Kjo erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Arsimit, që e njëjta ose të mbahet mësim, ose të zëvendësohet në një tjetër ditë.

DKA-të, morën vendime të ndryshme, derisa në shumicën e komunave e marta u vendos të jetë pushim.

Nevoja për punë në ditë feste, ose zëvendësim i kësaj dite erdhi si pasojë e orëve të humbura gjatë grevës, të cilat është paraparë të kompensohen.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme