Shkëndija luan tenis me Rabotniciki-n NULL NULL 16.09.2018 21:55 16.09.2018 21:55 Klubi shqiptar i futbollit në Maqedoni, Shkëndija ka deklasuar Rabotnickin me rezultat 6:2. Skuadra e Shkëndijës ishte e pamëshirshme ndaj kundërshtarit, edhe pse në avantazh doli skuadra mysafire Rabotnicki por që shifrat u barazuan pas pak kohë, saktësisht në minutën e 37 –të përmes Gledi Mici, transmeton Klan Kosova. Përveç barazimit, Shkëndija përmbysi rezultatin në pjesën e parë përmes Besart Ibrahimi. Pak para fundit të pjesës së parë, Besmir Bojku shënoi për 3:1 dhe i dërgoi në pushim 15-të minutash skuadrat. Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan por në golin e gabuar duke thelluar rezultatin në të keq të tyre. E Besart Ibrahimi shënoi edhe dy gola tjerë duke kompletuar hat-trick dhe duke i dhënë fund epilogut të ballafaqimit me rezultat të thellë 6:2.