Shkencëtarët testojnë vaksinë të re kundër Ebola-s NULL NULL 13.01.2019 22:00 13.01.2019 22:00 Një ilaç që mbron nga çdo lloj i virusit Ebola është zhvilluar nga shkencëtarët të cilët thonë se ka potencial për të shpëtuar mijëra jetë. Aktualisht nuk ekziston asnjë kurë për patogjenin – që konsiderohet si një nga më viruset me vdekjeprurëse që është zbuluar ndonjëherë. Mirëpo testimet e zhvilluara së fundmi kanë treguar se një përzierje e antitrupave si vaksinë mund të mbrojë kafshët nga virusi vdekjeprurës si dhe mund të kthej mbrapsht simptomat. Kjo vaksinë lufton të gjitha format e Ebola-s të njohura për dëmtimin e njerëzve, duke përfshirë edhe llojin më vdekjeprurëse pas një shpërthimi të vazhdueshëm në Republikën Demokratike të Kongos. Studiuesit shpresojnë se ilaçi eksperimental mund të kontrollojë virusin i cili deri më tani ka shkaktuar të paktën 377 vdekje në shtetin afrikan.