Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona ekstradohen mes Kosovës dhe Gjermanisë

NULL NULL
16.07.2026 11:17

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet gjermane, ka realizuar dy ekstradime gjatë datave 15 dhe 16 korrik 2026.

Sipas njoftimit të Policisë, më 15 korrik është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani një shtetas palestinez, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane me urdhër-arrest ndërkombëtar. Ai dyshohet se ishte i përfshirë në një grup kriminal që merrej me veprën penale të kontrabandës me emigrantë.

Ndërkaq, më 16 korrik, nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar një shtetas i Kosovës, i cili kërkohej nga autoritetet e drejtësisë së Kosovës.

Pas arritjes, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dy ekstradimet janë realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të Gjermanisë.

lajme të ngjashme