Britania përshëndet zgjedhjen e Zejnullah Gashit, kërkon një prokurori të pavarur dhe efektive NULL NULL 16.07.2026 10:44 16.07.2026 10:44 Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka mirëpritur emërimin e kryeprokurorit të ri të shtetit, pas një periudhe disa vjeçare pa një drejtues të këtij institucioni. Përmes një postimi në Facebook, ambasada i ka uruar sukses kryeprokurorit të ri, Zejnullah Gashit, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të masave që do të ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit prokurorial në Kosovë. “I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të zhvillohet si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës”. Ambasada ka theksuar gjithashtu se një sistem prokurorial efektiv është i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit, ushtrimin efikas të funksioneve të prokurorisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve./Klankosova.tv.