Ndahen sërish Mateo e Brikena? E hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale (VIDEO) NULL NULL 16.07.2026 10:59 16.07.2026 10:59 Marrëdhënia e Mateo dhe Brikena u komentua në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, pas raportimeve se dyshja kanë hequr sërish njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Gazetari Elton Tozaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, çifti po e menaxhon vëmendjen publike. “Kam përshtypjen që Brikena dhe Mateo kanë parë shumë telenovela indiane. Kjo loja ‘u ndamë, u pajtuam, u hoqëm nga rrjetet sociale’ është bërë e tepërt,” tha ai. Sipas tij, debatet e vazhdueshme dhe lëvizjet në rrjetet sociale po japin përshtypjen e një strategjie marketingu, ndërsa shtoi se publiku është lodhur nga spekulimet e vazhdueshme rreth marrëdhënies së tyre. “Sa herë që kanë një debat, përfundojnë duke e hequr njëri-tjetrin nga Instagrami,” u tha gjatë diskutimit.