Shkencëtarët, malaria mund të çrrënjoset përmes modifikimit të mushkonjave NULL NULL 21.02.2019 22:00 21.02.2019 22:00 Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të modifikuar gjenetikisht mushkonjat të cilat mund të ndihmojnë në çrrënjosjen e sëmundjeve të tilla si malaria. Ekspertët në një laborator në Terni, Itali, besojnë se ndryshimi i ADN-së së insekteve femra për t’i bëjë ato më mashkullore – ajo që ata e quajnë ‘një lloj hermafroditi’. Kjo ngase vetëm femrat kanë gojë aq të madhe për të kafshuar qeniet njerëzore, të cilat vazhdojnë përhapjen e infeksioneve përfshirë Zika dhe etheve dengut. Kështu, hollimi i karakteristikave femërore dhe zvogëlimi i gojës së mizave mund t’i bëjë ato të paafta për të kaluar sëmundjet.