Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkëlqim Hetemi, “gladiatori” kosovar në atletikë (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 05.05.2023 13:56

Atleti kosovar, Shkelqim Hetemi ka arritur një tjetër sukses të madh në garën Wadi Adventure Race që u mbajt në Al Ain në Emiratet e Bashkuara.

“Gladiatori” kosovar i kaloi me shumë sukses 40 pengesa për 59 minuta e 30 sekonda dhe e zuri vendin e katërt në mesin e shumë garuesve.

Hetemi po thotë se ishte garë goxha e vështirë.

“Kishte shumë sfida të vështira, ndër to ishte vrapimi në një lum jo shumë të thellë. Distanca ka qenë shumë e gjatë, megjithatë kam luftuar deri në fund për të arritur qëllimin”, tha Hetemi.

Ndryshe, atleti kosovar në dhjetor të vitit që lam pas kishte fituar vendin e parë në Spartan Race, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në sportin e fitnesit. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme