Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkëlqeu ndaj Prizrenit, Lis Shoshi i Yllit – MVP i javës në Superligë 

NULL NULL
07.04.2025 14:06

Përfundimi i fazës së rregullt në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll solli përballje mjaft interesante, ndërsa u kurorëzua edhe më i miri i xhiros së fundit.

Lis Shoshi, i skuadrës Golden Eagle Ylli,  u shpall MVP i javës së 28-të pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme kundër Proton Cable Prizrenit, njofton Klankosova.tv.

Ai realizoi 25 pikë, 15 kërcime dhe 4 asistime, duke arritur indeksin më të lartë të javës –  plot 40.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për skuadrën nga Suhareka, që me formën e treguar duket e gatshme për sfidat e playoff-it. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme