Shkelje e rregullores: KQZ s’i verifikoi numëruesit e votave në komuna (VIDEO) NULL NULL 30.01.2026 20:35 30.01.2026 20:35 Përveç votave që u manipuluan nga dhjetëra komisionerë, po del se edhe vetë këta të fundit nëpër qendra komunale me angazhimin e tyre përbënin shkelje. Të njëjtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i verifikoi për të kaluarën kriminale e as lidhjet familjare, raporton Klan Kosova. Emrat e tyre nuk shkuan hiç për kontroll në Këshillin Gjyqësor të Kosovës e as në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa, siç kërkohet me nenin 6. Edhe më specifike se kaq, thuhet se punëtorët e angazhuar për zgjedhje nuk duhet assesi të jenë të dënuar në tri vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burg efektiv. Për të kuptuar më shumë, ndiqeni kronikën e mëposhtme: