Shkalla e papunësisë në Amerikë rritet në nivelin më të lartë në dy vjet NULL NULL 08.03.2024 17:16 08.03.2024 17:16 Punëtor amerikan Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në nivelin më të lartë në dy vjetët e fundit. Ndonëse ka pasur hapje të vendeve të punës në muajin e kaluar më shumë sesa pritej, norma e papunësisë është rritur në 3.9 përqind, ka njoftuar Departamenti I Punës, transmeton KlanKosova.tv. Në janar norma ka qenë 3.7 përqind, derisa punëtorët shtuan 275 mijë vende pune. Raporti mujor po vëzhgohet nga afër për të dhëna se si ekonomia më e madhe në botë po absorbon rritjen e kostove të huamarrjes që nga viti 2022. Shifrat e fundit kanë dhënë sinjale të përziera.