Shkaktoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi i injektohet një qetësues NULL NULL 19.12.2024 19:06 19.12.2024 19:06 Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi i injektohet një qetësues Një vdekje misterioze ka ndodhur në bordin e një anije e cila kishte udhëtuar nga Los Angelos në Meksikë, konkretisht në Ensenada në Meksikë. 35-vjeçari Michael Virgil, raportohet se vdiq pasi atij iu injektua një qetësues nga anëtarët e ekuipazhit, pasi ky kishte shkaktuar shumë probleme në hotelin e kësaj anije. Këtë e pohon edhe familja e tij, por deri më tani nuk është arritur të vërtetohet. Virgil bëri disa gjeste agresive në korridor duke i detyruar stafin që të përdorin spejit të piperit për ta vënë nën kontroll. Ai shihet nga kamerat e sigurisë teksa përplaset për një dere dhe gris rrobat. Ende nuk është bërë e ditur arsyeja se pse ka ndodhur ky ‘shpërthim’ i 35 vjeçarit. Rreth këtij rasti në hetim është përfshirë edhe Zyra Federale e Hetimeve të ShBA-së, raportojnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv