Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shirat vdekjeprurës në Itali, Formula 1 anulon garën

NULL NULL
17.05.2023 15:41
formula 1
formula 1

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në veri të Italisë.

Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar dhe disa u desh të shpëtoheshin nga çatitë e shtëpive të tyre me helikopter, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet italiane bën të ditur se 14 lumenj kanë dalur nga brigjet e tyre duke përmbytur kështuë 23 qytete, gjë që ka bërë që gara e Formula 1 që ishte paraparë të mbahet këtë vikend të anulohet.

Diskutimet të mërkurën midis autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola arritën në përfundimin se gara “Emilia-Romagna F1 Grand Prix” nuk do të mund të zhvillohet.

Po ashtu në disa zona nuk është bërë e mundur matja e reshjeve, sepse sasia e ka tejkaluar atë që mund të regjistronin instrumentet e tyre.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme