Shfaqja e Zana Durakut në “Etnofest” kujton kultivuesin e këngës popullore, Rizah Bllaca NULL NULL 19.08.2023 18:28 19.08.2023 18:28 Nata e mbrëmshme, në festivalin Etnofest që po mbahet në fshatin Kukaj, solli shfaqjen e Zana Durakut, nën interpretimin e Xhemail Gllavicës, përmes së cilës u kujtua krijuesi dhe kultivuesi i këngës popullore Rizah Bllaca, si njëri ndër rapsodët që pasuroi trashëgiminë dhe traditën tonë. Kjo shfaqje bëri bashkë të parin e ekzekutivit, Albin Kurti bashkë me ministra e zëvendësministra si dhe shumë artdashës, për të festuar kështu këngën e poezinë popullore, si vlera të krijimtarisë poetike të popullit, të ruajtura e trashëguara ndër breza, raporton Klankosova.tv. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se pa rapsodin Bllaca, kultura dhe tradita poetike e folklorit kosovar nuk do të ishin të njëjta. “Etnokultura shqiptare në përgjithësi dhe tradita poetike dhe muzikore e folklorit kosovar në veçanti nuk do të ishin të njëjta pa rapsodin e vlerave të mirëfillta, artistin e merituar Rizah Bllaca”, u shpreh ministri Çeku. /Klankosova.tv