Shënohet viktima e parë nga COVID-19 më 2022? NULL NULL 12.01.2022 15:15 12.01.2022 15:15 Një person ka vdekur nga COVID-19, dhe kjo mund të jetë edhe jeta e parë e humbur nga pandemia në vitin 2022 në Kosovë. Bëhet fjalë për një rast të regjistruar në raportin 24 orësh të publikuar sot pasdite, ndërsa vdekja e fundit nga koronavirusi ishte regjistruar në raportin 24-orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, më 1 janar, e që mund të ketë qenë rast i ndodhur gjatë të premtes së 31 dhjetorit 2021, njofton Klankosova.tv. Me këtë rast, arrin në 2,991 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë. Ndërkohë, raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, bën me dije se janë regjistruar edhe 424 raste pozitive nga 6 mijë e 360 testime të bëra. Kjo, derisa janë shëruar 89 qytetarë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158 mijë e 284. Në total numri i rasteve aktive është dy mijë e 992. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792 mijë e 605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 22 mijë e 871 doza përforcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.