Shenjat se keni një shef “të tmerrshëm” NULL NULL 08.02.2016 18:00 08.02.2016 18:00 Nëse e gjeni veten duke u ankuar gjithmonë për shefin tuaj, s’jeni të vetmit. Një sondazh i ri global i kryer nga uebsajti Monster, ka ardhur në përfundim se 32% e punëtorëve thonë se shefi i tyre është i “tmerrshëm”, ndërsa vetëm 15% prej tyre thonë se kanë një shef të mrekullueshëm. “Një shef i keq jo vetëm që të pengon avancimin në karrierë, mirëpo ndikon keq edhe në jetën personale”, thotë Lynn Taylor, eksperte e sjelljeve sociale. “Një menaxher i mirë do të sjellë më të mirën nga ti, jo vetëm në punë por në të gjitha aspektet e jetës”. Ja cilat janë disa nga shenjat se shefin e keni të “tmerrshëm”: Shefi juaj gënjen Shefi juaj nuk e ka kurrë, ama kurrë gabim Shefi juaj e tepron me premtimet Nxitojnë të të fajësojnë për gabimet, e rrallë herë shprehin mirënjohje kur ia dilni me sukses Shefi juaj pret që ju të jeni si ai E kanë zakon të ju thërrasin në telefon gjatë ditës së pushimit Shefi juaj gjithmonë favorizon dikë Nuk i intereson aspak këndvështrimi juaj mbi situata