Shenjat astrologjike në trupat e njerëzve NULL NULL 26.07.2015 15:00 26.07.2015 15:00 Artistja vizuele nga qyteti i NewYorku-t, Trina Merry ka shpenzuar gati një vit duke pikturuara dhe fotografuar 60 modele me trupat e të cilave ka krijuar shenjat astrologjike të zodiakut. “Unë e shoh punën time si një mënyrë për të treguar ndikimin e astrologjisë në botën aktuale në një mënyrë moderne, duke ruajtur ndjenjat, aftësitë dhe tregimet e veprave të rëndësishme të artit nga mijëra vjet para meje” tha Merry. Ajo ka treguar se kalon nga dy deri ne nëntë orë duke punuar me modelet e saj duke përdoror një ngjyrë jo helmuese, por që bazohet në ujë, transmeton Klan Kosova. Artistja Merry është shprehur se veprat e saj zgjasin shumë pak pasi në momentin që kryhen edhe fotografimet, artistët pastrohen dhe arti i saj zhduket por ajo është e lumtur se mund ta ruajë këtë art mes fotografive dhe videove. https://www.trinamerry.com/trinamerryblog/astrologysignbodypaint Më poshtë ju sjellim disa nga këto fotografi kreative. Dashi Demi Gaforrja Binjakët Akrepi Shigjetari