Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i UNRWA-s thotë se vizita në Gaza i është refuzuar nga autoritetet izraelite

NULL NULL
18.03.2024 15:42
Foto nga Arkiva: Philippe Lazzarini gjatë një konference shtypi
Foto nga Arkiva: Philippe Lazzarini

Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinez (UNRWA), thotë se atij i është mohuar hyrja në Gaza nga autoritetet izraelite.

Ai përmes një shkrimi në “X” tha se vizita e tij sot ishte menduar të koordinonte dhe përmirësonte reagimin humanitar.

“UNRWA ka prezencën më të madhe në mesin e të gjitha organizatave humanitare në Gaza. Vizita ime sot ishte menduar të koordinonte dhe përmirësonte reagimin humanitar”.

“Është humbur shumë kohë, të gjitha vendkalimet tokësore duhet të hapen tani. Uria mund të shmanget me vullnet politik”, ka shkruar Lazzarini.

 

 

lajme të ngjashme