SHBA-të bombardojnë forcat e qeverisë në Siri NULL NULL 08.02.2018 13:42 08.02.2018 13:42 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë realizuar një sulm ajror ndaj forcave pro qeveritare të Sirisë, pas një “sulmi të paprovokuar” ndaj luftëtarëve aleat kurdë dhe arabë. Zyrtarë amerikan kanë deklaruar se rreth 100 luftëtarë të forcave të qeverisë kanë mbetur të vdekur pas incidentit ditën e mërkurë. Ata thuhet se janë munduar të marrin territor në lindje të Lumit Eufrat, që më parë ishte marrë prej grupit të Shtetit Islamik nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA-të. Mediat shtetërore kanë raportuar se dhjetëra persona kanë ngelur të vdekur dhe të lënduar pas sulmit të SHBA-ve. Lugina në mes të Lumit Eufrat shërben si linjë kufitare joformale në lindje të Sirisë, ku qeveria kontrollon pjesën perëndimore përderisa SDF ka nën kontroll pjesën lindore.