Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja, Vuçiqit: Menjëherë dhe pa kushte të lirohen tre policët e Kosovës

NULL NULL
17.06.2023 20:04
policet e kidnapuar kosovare nga serbia

Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që menjëherë dhe pa kushte t’i lirojnë tre policët e Kosovës, të cilët sipas tyre u arrestuan më 14 qershor.

Sipas DASh-it, arrestimi dhe ndalimi i tyre që po vazhdon për akuza të rreme ka përkeqësuar “një situatë tashmë të tensionuar”.

“Ne gjithashtu vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndjekin planin trepikësh të përshkruar nga BE-ja dhe të kthehen pa vonesë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e DASh-it, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se më 14 qershor, tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga njësitet speciale të Serbisë. Atyre, dje iu caktua masa e paraburgimit edhe për 30 ditë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme