Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja e hapur për më shumë sulme kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme

NULL NULL
13.11.2023 08:53
Lloyd Austin

Shtetet e Bashkuara ka kryer dy sulme ajrore në Siri kundër Iranit dhe “grupeve të rreshtuara” të tij, tha Pentagoni mbrëmë vonë.

Sulmet, të urdhëruara direkt nga Presidenti Joe Biden, kishin në shënjestër një strukturë trajnimi pranë qytetit të Albu Kamal dhe një shtëpi të sigurt pranë qytetit të Mayadeen.

Sulmi është i treti që nga 26 tetori, teksa SHBA-ja i përgjigjet sulmeve me dronë dhe raketa kundër trupave amerikane në Siri dhe Irak, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka lënë të hapur këtë mëngjes mundësinë e më shumë sulmeve kundër grupeve të lidhura me Iranin nëse sulmet kundër forcave amerikane nuk ndalen.

“Këto sulme duhet të ndalen, dhe nëse nuk ndalen, atëherë ne nuk do të ngurrojmë të bëjmë atë që është e nevojshme, përsëri, për të mbrojtur trupat”, u tha Austin gazetarëve në një konferencë shtypi në Seul.

 

lajme të ngjashme