KRU “Mitrovica” – Shpime pa rezultat, thahet Leposaviqi (VIDEO) NULL NULL 31.07.2026 20:40 31.07.2026 20:40 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka nisur shpimet e para në Leposaviq në kërkim të zgjidhjes për sa më shumë ujë të pijshëm. Ky aksion i ndërmarrë për herë të parë, ka synim investimet afatgjate për furnizim me ujë të pijshëm, në këtë komunë të vendit. Qëllimi i këtij projekti është që banorët e kësaj ane mos të mbesin pa ujë në pikë të verës. E nëse prova tjetër do të kryhet deri në vjeshtë, kjo mbetet të shihet. Por pikërisht në këtë stinë, e sigurt është se kompania rajonale për herë të parë që nga paslufta, do të nis faturimin e shpenzimit të ujit në 4 komunat veriore. Deri më tash, banorët serbë të kësaj ane, nuk e kanë dhënë asnjë cent për harxhimin e tij Siç u bë më dije nga ujësjellësi, veç për Mitrovicën e Veriut e Zvecan, borxhi i konsumatorëve shkon deri në 20 milionë euro. Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: